Mjekja 28 vjeçare humb jetën nga Covid 19: Mbante të njëjtën maskë prej javësh

schedule15:16 - 8 Tetor, 2020

schedule 15:16 - 8 Tetor, 2020

Mjekja Adeline Fagan, 28-vjeç, u infektua me koronavirus në fillim të korrikut dhe ndërroi jetë më 19 shtator.

Ajo punonte në repartin e emergjencës në Houston, dhe ndërroi jetë pas 2 muajsh e shtruar në spital. Motra e saj ka deklaruar se për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse është detyruar të përdor të njëjtën maskë mbrojtëse për disa javë, raporton The Guardian.

Afërsisht një e treta e viktimave ka ndodhur për shkak të mbrojtjes joadekuate. Nuk dihet saktë se si Fagan ishte infektuar me COVID-19, por motra e saj e vogël Maureen, 23-vjeçe mendon se është infektuar në punë.

HCA West është pjesë e zinxhirit më të madh të spitaleve në SHBA, kurse muajve të fundit sindikata e infermierëve është ankuar “për thyerje” të protokollit të sigurisë në vendin e punës, përfshirë presionin mbi personelin e infektuar që u është bërë thirrje të vazhdojnë punën me ndërrime nëpër spitale.

Maureen ka treguar se si motra e saj ka mbajtur me javë të tëra të njëjtën maskë.

“Adeline kishte maskën N95 në të cilën ishte shkruar emri i saj. E ka bartur me javë të tëra, ndoshta edhe me muaj”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rekomandon që maska N95 të përdoret maksimalisht pesë herë.

Fagan kishte dhimbje  në trup, koke dhe temperaturë të lartë.  Dhe pas testimit me 8 korrik rezultoi pozitive me COVID-19.

Ajo vuante dhe nga astma dhe filloi të kishte probleme me frymëmarrjen.  Pas dy javëve Fagan është vendosur në intubim. Më 15 shtator prindërit e saj arritën të merrnin leje të veçantë për ta vizituar.

“Mendoj se nuk kemi qenë të përgatitur për atë çfarë pamë ku u futëm në dhomën e saj. Adeline po tentonte t’i përgjigjej pyetjeve tona duke lëvizur kokën”, kanë deklaruar prindërit e saj.

Më 17 shtator gjendja e saj u përmirësua por Fagan nuk arrinte të ulej pa ndihmën e dikujt tjetër. Ndërsa me 19 shtator pësoi gjakderdhje në tru – ku si rezultat humbi jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!