Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekimi i sëmundjeve “në bllok”, një test mund të zbulojë disa sëmundje, kurimi nga disa specialistë

schedule17:30 - 4 Nëntor, 2023

schedule 17:30 - 4 Nëntor, 2023

Me një analizë të thjeshtë mund të parandalosh disa sëmundje. Bëhet fjalë për probleme të veshkave, zemrës dhe diabetit. Shkaku, tregon mjeku nefrolog Myftar Barbullushi mund të jetë i njëjtë, por dhe kurimi gjithashtu.

“Me një abumine në analizë urine, kreatinine indeks veshke dhe glicemi parandalon shumë sëmundje”, është shprehur ai. Me qëllim rritjen e jetëgjatësisë dhe uljen e kostove financiare  Shoqata Amerikane e Kardiologjisë apelon për trajtim në bllok të sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe diabetit.

Ajo që e ka çuar këtë shoqatë ti trajtojë në bllok është jo vetëm që tre sëmundjet kanë shkaktarë të njëjtë, por dhe faktis e mjekimi është i njëjtë”, tha ai.



Në një studim të publikuar muajin e fundit specialistët flasin për  sindromin  që prek të  tre organet dhe ndryshon  qasjen në mjekësi.

“CKM, kardiovaskulare, veshka, faktori metabolik, obezitet, diabet… Nëse shohim vetëm sëmundjet kardiovaskulare megjithë miliardat që harxhohen në Amerikë për trajtimin e tyre nuk arrijnë të fitojnë më shumë se 1.5 vite jetë sepse i sëmuri edhe kur mbijeton nga zemra vdes nga probleme të  tjera”, theksoi ai.

Por për të arritur në këtë mënyrë trajtimi profesori i nefrologjisë Myftar Barbullushi thotë se duhet ndryshuar mendësia e mjekëve dhe politikbërësve. Me shifra mjeku shpjegon se sa mund të ndikojë puna në grup në uljen e vdekshmërisë.

“Nëse sheh projeksionin e vdekshmërisë tek një individ mbi 60 vjeç eshte diku 4- 4.3 % shansi qe ai të vdesë 10 vitet ne vijim. Nëse është me diabet shkon tek 5.6 -6%, nëse është vetëm më veshka 9.8%. Nëse bashkohen diabet e veshka 6 herë më shumë mundësi të vdesë. Dhe e dini nga se?  Nga zemra, nëse lidhen bashkë diabet e veshka e sëmurë jep sinjale te zemra. Nëse sheh vetëm në një kioskë nuk ke parë shkakun. Një diabetik nuk mund të trajtohet vetëm nga endokrionologu, por duhet dhe nga nefrologu dhe kardiologu”, tha ndër të tjera mjeku.

Nëse deri vonë mjekët  kanë punuar secili në specialitetin e tyre  studimet e fundit po tregojnë se ka ardhur koha  për ndryshim të filozofisë.  Bashkëpunimi shpëton jetë dhe ul shpenzimet në trajtim./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!