Mjekët e spitalit të Traumës të cilët kanë parë nga afër gjendjen e 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha janë të bindur se ai ka kryer vetëvrasje.
Ata i thanë gazetares së ABC Ema Shazivari se plumbi në pjesën anësore të ballit ka rezultuar fatal për Aldi Ramën pasi i ka prekur trurin.
Lexo edhe: EMRI/ Po kontrollonte terrenin për drogë, efektivi në Lezhë vritet me armë zjarri
Që prej mbrëmjes së djeshme, kur i riu është transferuar në spitalin e Traumës, asnjë prej familjarëve apo miqve të tij nuk është paraqitur për të mësuar në lidhje me gjendjen e tij.
I riu kishte një të kaluar mjaft të vështirë. Prej vitesh ai jetonte në shtëpinë e gjyshërve pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, ndërkohë që i ati ndodhej në burg. m.v/abcnews.al