Drejtoria e Spitalit të Fierit ka vendosur pak më parë që t’u shërbejë qytetarëve vetëm nëse paraqiten me kartë identiteti.
Vendimi vjen pas rastit flagrant të karantinimit disa pjestarëve të stafit për shkak se një grua nuk tregoi se kishte qenë në Itali duke qenë njëkohësisht e infektuar me koronavirus.
Synohet që pasi të paraqiten me kartë identiteti të bëhet verifikimi në moment nëse ata kanë qenë osë jo jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.
Në këtë mënyrë, Drejtoria e Spitalit të Fierit ka vendosur që të mbrojë mjekët dhe infermierët nga rastet e ngjashme të karantinimit apo infektimit nga qytetarë të papërgjegjshëm. /abcnews.al