Mjekët në Kaliforni thonë se vetëvrasjet po marrin më shumë jetë se COVID-19

schedule22:44 - 23 Maj, 2020

schedule 22:44 - 23 Maj, 2020

Mjekët në veri të Kalifornisë janë shprehur se ka pasur më shumë vdekje nga vetëvrasjet sesa nga Covid-19 gjatë periudhës së krizës shkaktuar nga pandemia.

“Ne kurrë nuk kemi parë një numër si ky në një periudhë kaq rë shkurtër kohore”, tha Dr. Michael deBoisblanc i qendrës mjekësore John Muir në Kaliforni.

Ai shpjegoi se në katër javët e fundit kanë vrarë veten më shumë se mesatarja e gjithë vitit.

“Personalisht besoj se është koha të kthehemi te aktiviteti normal. Izolimi u vu fillimisht për uljen e infeksioneve dhe për të siguruar që spitalet të kenë burimet e nevojshme për të trajtuar pacientët e COVID. Këtë të fundit tashmë e kemi por shëndeti tjetër i komunitetit tonë po vuan”.

Kacey Hansen, infermiere e traumës në qendrën John Muir, shprehu shqetësim për rritjen e numrit të tentativave të vetëvrasjes, ashtu si dhe kapacitetit të spitalit.

Sipas tyre vetëvrasjet janë kthyer në një problem kritik që prej vendosjes së masave. Ato janë kryer kryesisht si rezultat i humbjes së një numri rekord vendesh pune, shkruajnë mediat e huaja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!