Në Itali dhe pse aktualisht vaksinimi anti-Covid mbetet një zgjedhje e lirë, të gjithë atyre mjekëve që refuzojnë apo bëjnë propagandë kundër, do t’u ndalohet ushtrimi i profesionit.
Rrezikojnë sanksione që mund të shkojnë deri tek ndalimi i ushtrimit të profesionit, mjekët të cilët përhapin teori kundër vaksinimit. E dinë mirë 13 profesionistë ndaj të cilëve Urdhëri i Mjekut në Romë ka nisur një procedim disiplinor. Për dhjetë prej tyre procedurat kanë përfunduar ndërsa për tre të tjerët vijojnë
Për momentin në Itali, detyrimi për t’u vaksinuar është ende objekt diskutimi. Në teori është më zgjedhje të lirë, por situata e Covid-19 është kaq e jashtëzakonshme sa punëdhënësi mund të kërcënojë me pushim nga puna ata që refuzojnë.
Për sa i përket mjekëve, disa shoqata shprehen se nëse këta profesionistë nuk duan të vaksinohen kundër Covid-19, mund dhe të refuzojnë, pro nuk mund të ekspozojnë të tjerët ndaj rrezikut, duke punuar në kontakt me njerëz të dobët.
Dhe për këtë arsye vaksinimi mund të jetë i detyrueshëm. Dhe zv/ministrja italiane e shëndetësisë u shpreh se ata që punojnë në publik, e kanë për detyrë të vaksinohen./abcnews.al