Mjekët kinezë festojnë mbylljen e spitalit të fundit provizor në Wuhan, heqin maskat njëri pas tjetërit

schedule22:07 - 16 Mars, 2020

schedule22:07 - 16 Mars, 2020

Stafi i një spitali në Wuhan kanë hequr më në fund maskat ndërsa numri i të sëmurëve me Covid-19 vazhdon të ulet në Kinë.

Me uljen e rasteve të konfirmuar me koronavirus, së fundmi u mbyll edhe spitali i fundit provizor që ishte ngriturn gjatë krizës së Covid-19. Në një video të ndarë në rrjejt, që tashmë është bërë virale, duken punonjësit e spitalit teksa heqin maskat njëri pas tjetrit.

Në qytetin e Wuhan-it u ndërtuan në urgjencë e sipër dy spitale provizore në fillim të shkurtit, të dy arritën që të ngriheshin brenda disa javësh dhe ofronin më shumë se 2,000 shtretër shtesë.

Ekspertët besojnë se përhapja e koronavirusit ka të ngjarë të ketë nisur në Wuhan dhjetorin e kaluar. Kina vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga Covid-19 ndërsa deri më tani janë infektuar në total 80,880 persona.

Gjatë ditës së sotme vendi regjistroi vetë 36 raste të reja, një shifër kjo e ulët po të krahasohet me bilancin e disa javëve më parë. Si pasojë e koronavirusit, në Kinë kanë humbur jetën 3,213 persona. /abcnews.al/