Mjekët gjermanë kërkojnë paga më të larta

schedule08:55 - 22 Mars, 2023

schedule 08:55 - 22 Mars, 2023

GJERMANI– Mjekët në spitalet anembanë Gjermanisë dolën sot në protestë në mbështetje të kërkesave për paga më të larta dhe përmirësim të kushteve të punës. Në Hamburg, rreth 2 000 mjekë marshuan në qendrën e qytetit duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Punë e mirë-pagë e mirë” dhe “Të mbingarkuar-të paguar pak”.

Protesta kishte në shënjestër spitalet publike në shtatë nga 16 landet e Gjermanisë dhe spitalet private. Kujdesi emergjent nuk u pezullua nga protesta, transmeton dpa. Sindikata e mjekëve “Marburger Bund” po kërkon kompensim për inflacionin që nga rritja e fundit e pagave në vjeshtën e 2021, dhe një rritje prej 2,5% të pagave për 55 000 mjekë spitalorë. Protesta të tjera janë planifikuar në shtetet e tjera më 30 mars.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!