Mjekët e Vlorës në radhë për vaksinën, nuk respektojnë distancimin social

schedule14:35 - 24 Shkurt, 2021

schedule 14:35 - 24 Shkurt, 2021

Në kuadër të fushatës së vaksinimit në Vlorë duket se mjekët dhe infermierët harrojnë distancimin social.

Mjekë dhe infermierë të Vlorës dhe Gjirokastrës në një kohë që ata duhet të jenë model në zbatimin e tyre. Presin në radhë kokë më kokë për të hyrë në stadiumin e Vlorës.

Jeni grumbull këtu pse s’respektoni distancën”.

Ndërsa në ambiente e brendshme duket se rregullat po zbatohen. Kosta Lango mjek i shërbimit parësor në Dropull tregon eksperiencën e tij me të infektuarit me Covid.

Fshatrat që mbuloj unë janë me risk të lartë. Pasi ka shkolla kopshte dhe popullsi e madhe që lëviz. Komunikoj me telefon. Rastet e rënda i kemi dërguar në Tiranë”, ka thënë një mjek.

Ai tregon se në zona të thella ka shumë persona që fshehin faktin se janë të infektuar për arsye social-ekonomike.

Është një problem i madh. Nuk duan të ekspozohen për çështje punë apo shkollën e fëmijës”, është shprehur ndër të tjera ai./abcnews.al