Mjekët e Urgjencës në QSUT paralajmërojnë tërheqjen nga puna

schedule15:20 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 15:20 - 5 Dhjetor, 2017

Mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë paralajmërojnë tërheqjen  nga pozicioni i punës për shkak të situates së krijuar në këtë shërbim.  Ata kanë vënë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të QSUT Enkelejd Joti, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta përmes një letre. Mjekët shkruajnë se nuk u plotësohen kushtet e punes dhe përballen me mbingarkesë për shkak se pacientët qendrojnë 48 orë në urgjencë, pasi në pavione mungojnë vendet. Shërbimet e tjera sipas tyre nuk zbatojnë urdhërat e drejtorisë. Për këto arsye mjekët e Urgjencës thonë se repsektojnë detyrimet e Kodit të Punës për të njoftuar 30 ditë para dhe lajmërojnë tërheqjen nga pozicioni./abcnews.al