Mjekët e spitalit “Hygeia” ndërhynë në zemër pas atakut kardiak, shërohet Kryepashkopi Janullatos

schedule13:07 - 3 Korrik, 2020

schedule 13:07 - 3 Korrik, 2020

Më herët gjatë muajit qershor, kryepeshkopi Anastas Janullatos i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi pësoi një atak në zemër.  Ai u shtrua me urgjencë në Spitalin “Hygeia” në kryeqytet pas problemeve shëndetësore.

Tashmë, në një njoftim të bërë në Instagram, Spitali “Hygeia” njofton se Fortlumturia e Tij, pas një ndërhyrje në zemër realizuar me sukses nga ekipi i mjekëve kardiologë invazivë, ka lënë më në fund Spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu, në njoftimin e bërë nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë thuhet:

“Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas ndërhyrjes së suksesshme angioplastike për vendosjen e dy stendave në Spitalin HYGEIA të Tiranës, ditën e premte, më 26 qershor 2020, dhe pas normalizimit të shëndetit të tij, u kthyenë Kryepiskopatë, mesditën së mërkurës,më 1 korrik 2020. Fortlumturia e Tij, duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë, shpreh nga thellësia e zemrës falënderimet më të ngrohta për mjekët që u kujdesën: kardiologun z. M. LlambroM.D, për ndërhyrjen e tij të shkëlqyer, mjekun anesteziolog z. B. Arabi M.D, profesorin e Patologjisë, z. A. Pilaca M.D., personelin e zgjedhur të infermierëve dhe,veçanërisht, për Drejtorin e Përgjithshëm të HYGEIA – s, z. L. Solis M.D.”

Sipas Romfea.gr, Janullatos tashmë 90-vjeç, kishte shfaqur probleme me zemrën përgjatë kohëve të fundit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!