Mjekët e Sanatoriumit, ndërhyrje inovative/ Për herë të parë në Shqipëri, kirurgji minimale invazive koronare

schedule14:30 - 1 Shtator, 2024

schedule 14:30 - 1 Shtator, 2024

Për herë të parë në Shqipëri, ekipi i Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë kanë realizuar një ndërhyrje kirurgjikale të avancuar në zemër.

Ekipi i mjekëve dhe infermierëve me në krye dr. Albi Fagun kanë kryer kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB me prerje të vogël në zemër. Ndërhyrja është realizuar tek tre pacientë dhe ka rezultuar e suksesshme.

Rasti është publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar si një arritje për sistemin tonë shëndetësor, pasi kjo procedurë inovative, kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën. Sipas kreut të qeverisë, kjo ndërhyrje vjen gjithashtu si një dëshmi e përkushtimit të mjekëve për të sjellë teknologjitë më të avancuara në vendin tonë duke bërë që Shqipëria të renditet, tashmë mes vendeve që ofrojnë këtë procedurë të avancuar kirurgjikale.

/abcnews.al