Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekët e quajnë mrekulli: Del nga spitali pacienti me Covid-19, qëndroi 2 muaj në terapi intensive

schedule23:24 - 21 Maj, 2020

schedule 23:24 - 21 Maj, 2020

Pacienti i fundit me COVID-19 i Australisë së Jugut ka dalë nga spitali në Adelaide, në ato që thonë infermierët është një mrekulli.

Paul Faraguna, 68 vjeç, është pacienti i parë me COVID-19 që u fut në terapi intensive dhe ka dalë i fundit. Dalja e tij nga spitali ka lumturuar stafin që i shërbyen për një kohë të gjatë.

Faraguna u pranua në spital pak më shumë se dy muaj më parë, pasi kontraktoi koronavirusin në anijen “Ruby Princess”. Ai u pranua në kujdes intensiv gjashtë ditë më vonë.

“Mjekët nuk ishin në gjendje të thoshin se cila do të ishte ecuria ime nëse do të mbijetoja, madje duke sugjeruar se mund të kem dëmtime në tru dhe të jem i paaftë përherë,” tha ai në një deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!