Mjekët e Fierit akuzohen se rrahën qytetarin, reagon MSH: Hetim të plotë për ngjarjen

schedule23:09 - 25 Maj, 2021

schedule 23:09 - 25 Maj, 2021

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka reaguar lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur së fundmi në spitalin e Fierit ku pretendohet se një i ri është dhunuar nga 4 mjekë të këtij spitali.

Ministria e Shëndetësisë ka dënuar dhunën, ndërsa kërkon që hetimet të zbardhin të plotë ngjarjen në Fier.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj.

Reagimi i MSH:
MSHMS dënon ashpër dhunën: Hetim të plotë për ngjarjen në spitalin e Fierit. Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj.”

Kujtojmë se më herët policia e Fierit vuri në pranga të riun, Ardian Klima pasi akuzohej se ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku në spitalin e Fierit. Por mesa duket ngjarja është ndryshe pasi gjatë disa përgjimeve të publikuara në emisionin Stop, thuhet se është i riu ai që dhunohet.

“Stop” ka siguruar audio regjistrimin e dhunës barbare, që 4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima.Në material dëgjohet, sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij, mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi, dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer në mënyrë cnjerëzore Arditin.Mjekët mohojnë ta kenë prekur me dorë, por fotot e Arditit dhe audio regjistrimi tregojnë të kundërtën.Drejtoria e policisë Fier në një deklaratë për mediat bëri me dije një ditë pas ngjarjes, se u vu në pranga 32 vjecari, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut neurolog Enver Halili, gjatë ushtrimit të detyrës. Tashmë cështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila po heton 32 vjecarin për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!