Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e enjte me deklaratën në Kuvend se në rast mbingarkese në spitale mjekët do të duhet të zgjedhin mes pacientëve hapi një debat duke sjellë akuza të shumta nga opozita në drejtim të qeverisë.
Por, teksa u duk se një deklaratë e tillë u “harrua”, është drejtori i komunikimit në Kryeministri Endri Fuga që e ka risjellë, këtë herë duke shpërndarë lajmin e BBC, për karantinën në Britani.
“Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë” tha Johnson sot kur njoftoi masat e reja.
Me shpërndarjen e lajmit, Fuga ironizon kryetarin e PD-së teksa shkruan se “Basha paska me se të merret nesër”, pasi kryedemokrati e cilësoi të pazakontë deklaratën e Manastriliut, por që një gjë të tillë e deklaroi edhe kryeministri britanik./ db/Abcnews.al

