Koronavirusi është beteja me të cilën po përballet bota kohët e fundit. Deri më tani ajo nuk ka kursyer askënd. Së fundmi dy mjekë babë e bir, të cilët punonin në Florida të SHBA-ve, kanë ndërruar jetë pasi u infektuan me koronavirus.
Mediat bëjnë me dije se Carlos Francisco Vallejo, 57-vjeç, besohet se e mori virusin nga kontakti me një prej pacientëve të tij, e pas Carlos edhe pesë anëtarë të familjes u infektuan, mes tyre gruaja e babai i tij, mjeku Jorge Vallejo. 57-vjeçari po kujdesej për rreth 76 pacientë dhe për të moshuarit që ishin të shpërndarë në tre azile.
Carlos, babai i tre fëmijëve, humbi betejën me virusin më 1 gusht, pas rreth 42 ditëve qëndrimi në kujdesin intensiv. Ndërsa Jorge ka ndërruar jetë disa kohë më parë./abcnews.al