Mjek e infermier në banesë/ Qendra shëndetësore, kontrolle për të moshuar e persona me aftësi të veçanta

schedule15:39 - 25 Janar, 2024

schedule 15:39 - 25 Janar, 2024

Vjollca nuk mund të lëvizë. 45 vjeçarja nga Tirana  ka lindur me probleme fizike dhe për të kujdeset e ëma 80 vjeçe.

Kohët e fundit  është diagnostikuar  dhe  me tension të lartë të gjakut.

Në pamundësi  për të shkuar  vetë  tek mjeku për të normalizuar vlerat e tij   bluzat e bardha I shkojnë në shtëpi.

 “Kur marrim  në telefon janë të gatshme,  kanë ardhur përherë, edhe mua më kanë ndihmuar, kanë bëre dhe mua analizat, jo vetëm gocës mi  kanë marrë këtu në shtëpi”

31 qendra shëndetësore në të gjithë vendin ofrojnë shërbim në banesë për të pamundurit,  invalidët e të  moshuarit që kanë nevojë për shërbim shëndetësor të dedikuar.

“Matje tensioni,  oksigjeni, pulsi, temperatura, mjekim plagësh  nëse ka plagë të hapura, ata që janë në regjim shtrati. Në qoftë se pacienti do shërbim të veçantë nga mjeku specialist i ofrohet dhe kjo gjë, nëse ka nevojë për psikoterapi,  shkon  psikologe e qendrës.”

Pacientët që përfitojnë  caktohen  nga mjeku I familjes dhe  një ekip infermierësh shkojnë në shtëpinë e të sëmurit sipas rastit.

“Varet nga stadi i pacientit, ka pacientë që shkojmë një herë në javë, ka që shkohet 3 herë në javë, ka që kryhet dy herë në javë.  Qendra shëndetësore numër katër ka 36 pacientë që marrin shërbim në banesë”

Ky shërbim sipas Ministrisë së Shëndetësisë parashikohet të shtrihet në të  gjitha qendrat shëndetësore në vend. Në mbledhjen e fundit qeveria  miratoi marrëveshjen e  bashkëpunimit me Zvicrën,  me afat tre vjeçar,  që parashikon  dhe zgjerimin e  shërbimit  për gra të kategorive të caktuara dhe fëmijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!