Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, mjegulla ka pushtuar disa zona në Kurbin, sidomos akset e rrugëve nacionale. Mjegulla ka qenë e pranishme përgjatë superstradës Thumanë deri në afërsi të Milotit, si dhe në aksin Laç-Mamurras.
Vështirësitë shfaqen për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këto akse, për shkak të vështirësisë për të parë rrugën qartë. s.b/abcnews.al/