Smogu pushton kryeqytetin indian, vonesa në levizjen e avionëve dhe trenave

schedule19:23 - 3 Janar, 2025

schedule 19:23 - 3 Janar, 2025

Kryeqyteti indian u zgjua këtë të premte me një mjegull të dendur smogu i cili përvec cilësisë së dobët të ajrit paralizoi dhe qarkullimin ajoror.

Autoritetet paralajmëruan për ndërprerje të fluturimeve ajrore, por deri më tani nuk është raportuar ede ndonjë devijim apo anulim. Fushëpamja në disa zona u zerua për shkak të cilësisë së ajrit.

Kompania ajrore më e madhe e Indisë, IndiGo dhe transportuesi me kosto të ulët Spicejet gjithashtu paralajmëruan për mundësinë e vonesave për shkak të kushteve atmosferike.

Vonesa mesatare ishte 8 minuta për 20 fluturime deri në orën 10:14 të mëngjesit, sipas faqes së internetit të aviacionit FlightRadar24.

Disa shërbime trenash në kryeqytet gjithashtu u vonuan, raportuan mediat.

Delhi, i cili ka luftuar me mjegullën dhe cilësinë e dobët të ajrit që nga fillimi i dimrit, renditet i treti ndër kryeqytetet më të ndotura të botës.

Cilësia e ajrit në New Delhi u vlerësua “shumë e keqe” të premten, me një pikëzim indeksi prej 351, tha trupi më i lartë i kontrollit të ndotjes të vendit, shumë më lart se nivelet nga zero në 50 që konsiderohen “të mira”. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!