Mjedisi, forcohen ndëshkimet, zv.ministrja Bello: Nevojë akute për standardet e turizmit. Pritet rekord turistësh edhe këtë vit

schedule18:44 - 2 Maj, 2024

schedule 18:44 - 2 Maj, 2024

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjesidit, Vilma Bello thotë se forcimi i ndëshkimeve për mbrojtjen e mjedisit është nevojë akute edhe për të rritur standardet në turizëm.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Bello u shpreh se gjobat e vendosura do të shërbejnë për investime të ndryshme në fushën e mjesidit.

Ndër të tjera, Bello deklaroi se edhe këtë vit pritet numër rekord turistësh në vend. Sipas zv.ministres, Shqipëria ofron një paketë shumë të plotë dhe të diversifikuar për turistët.

“Në të gjitha këto ligje që është ndërhyrë, me rritjen e vlerës së masave administrative, padyshim që ka pasur një reflektim të drejtpërdrejtë jo thjesht në atë që lidhet me cilësinë e mjedisit, por padyshim edhe si një nevojë akute edhe për standardet në turizëm. Është e pamundur që të kuptojmë që kemi dhe duam një turizëm ashtu siç po zhvillohet aktualisht në turizëm, pa folur pa një ekuilibër të mirë mes zhvillimit të turizimit dhe mbrojtjes së mjedisit nga ana tjetër. Kjo ka ardhur në fakt si një reflketim i drejtpërdrejtë i Këshillimit Kombëtar, 70% e të anketuarve kërkuan rritje të ndjeshme të masave administrative. Nga ana tjetër kjo është edhe një formë edukimi.

Do të ekzekutohet nga inspektoriati dhe nga ata që do të dalin në procesin e verifikimit të këtyre dëmeve mjediosore, kjo vlerë e gjobës do të shërbejë edhe për investime të ndryshme në reagim të dëmeve që i janë shkaktuar mjedisit. Janë të gjitha pjesë e paketës. Ka nisur, në muajt e parë ka pasur një gatishmëri jo të plotë të strukturave, duke menduar që kjop ishte një masë do merrte kohën e vet, situata e rritjes së numrit të turistëve në Shqipëri, dikton një turizëm të tillë, që kërkon një turzëm elitar, me standarde. Cilësia e ujërave është një nga pikat më të ndjeshme. Strukturat akomoduese të shpërndara në Shqipëri kanë filluar vendosjen e impianteve të tyre për mbrojtjen e cilësisë së ujërave.

Viti i shkuar ishte një surprizë, ky vit duket sikur vazhdon më shumë. Kuptohet që edhe ky vit, madje marsi ka qenë me rritje me 80% të numrit të turistëve, nga marsi i vitit të vjetshëm, ndërsa në 3 muajt e parë të vitit ka pasur një rritje gati 60%. Presim pikun e sezonit. Ajo që Shqipëria ofron realisht, është jo thjesht një vend kurioz për t’u vizituar nga turistët, por një paketë shumë e plotë dhe e diversifikuar. Shqipëria nuk ofron vetëm turizmin bregdetar. Oferta turistike e Shqipërisë është zgjeruar”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!