Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjeda, kryeqyteti i fshatrave/ Zogu: “A don me jetu, a don me shku te shokët e tu”

schedule18:53 - 1 Mars, 2026

schedule 18:53 - 1 Mars, 2026

Mjeda konsiderohet kryeqyteti i fshatrave përreth, me argjinaturën e Drinit, që e mbron nga përmbytjet. Përballë është kisha e famshme e Kisha e Vaut të Dejës, që u hodh në erë me eksploziv në 1967 dhe, po kështu, kalaja madhështore e Kalaja e Danjës me qindra kisha.

Edi Hasmegaj na thotë se përmbytet Shkodra dhe Nënshkodra, por jo Mjeda. Këtu është edhe e famshmja “urë pa urë”, ku kanë mbetur vetëm këmbët e saj. Nazistët e hodhën në erë gjatë tërheqjes nga Shkodra.

Këtu takojmë edhe Nuri Selimin, që na shpjegon se Mjeda quhet kështu sepse është mes ujërave, midis Drinit dhe Gjadrit. I lidhur shumë me Shkodrën, nga e cila “fitoi edukatën dhe mirësjelljen”, na thotë Nuriu, duke shtuar: “Nuk kam hanger kurrë në sahan”. Ai na shpjegon edhe atë që ndodhi pas rrëzimit të Fan Noli, kur mbreti Zog I e thirri deputetin e Mjedës dhe i tha: “A don me jetu, a don me shku te shokët e tu”.



Mjedasarët merren me tregti dhe Isak Hasani, i cili ka qenë në emigracion në Greqi, është kthyer dhe ka hapur një biznes të ndërtimit e riparimit të varkave. Ai rikujton kur ka shkuar në Greqi në vitin 1990, kur ende ishte kloni, dhe si e ka kaluar atë periudhë. Më pas punoi në kantierin e anijeve në Selanik, nga ku mori edhe zanatin.

Isaku nuk e ndërroi emrin në Greqi. “Nuk e kishim n’mend me ndejtë tanë jetën atje”, na thotë. “Më mirë këtu në punë teme, kena ba diçka”.

Përvoja më e vështirë për të në Greqi ishte kur shkoi: 5 ditë nën urë, pa bukë, dhe një lypës i vogël që i dha ushqim. “U bana zhele krejt, iu hypëm kambve e shkum në Athinë. Ma e mira që kam marrë zanatin e punoj në vend tem”.

Këtu takojmë edhe Gjergjin dhe Qamilin, njëri katolik e tjetri mysliman, shokë prej 60 vjetësh. “Për Bajram kam shku unë, për Pashkë kanë ardhë këta”, na thotë.

Këtu është edhe ai që ishte dikur mulliri i kooperativës, tani një fabrikë moderne e ngritur nga Fatmir Hasmegaj, që prodhon miell bio. Këtu bëhen analizat e cilësisë dhe merren drithërat e gjithë zonës.

Furnizon Shkodrën, fshatrat dhe rrethe të tjera. Është miell Intek dhe miell Sarda, me emrin e ishullit të Shurdhahut. Nuk nxjerrin në treg miell që nuk plotëson parametrat.

Vazhdojmë rrugën për tek Edi Hasmegaj, apo tek vendi i “sallgamave”, siç u thonë këtu akacieve. “Tuj punu, tuj investu”, na thotë Edi. Produkti bazë është mishi nga fermat e zonës. “Për mish në Mjedë, për peshk në Shirokë”. Natyra është “sikur ka qenë” në atë kohë. “Jena mundu me i ndejtë punës n’ta”.

Pak më poshtë është Marko Prendi me kopshtin e Edenit të përjetshëm. Është ky djaloshi i Mjedës që mbarështron flutura. “Kultivoj fluturat tona”, na thotë. Largohemi nga Mjeda, “mjedis” dy lumenjve, nga Mjeda e kopshtit të Edenit të përjetshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!