Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjalti “magjik” i Palasës/ Cilësia dhe shija tërheqin vëmendjen e të huajve

schedule13:29 - 5 Tetor, 2025

schedule 13:29 - 5 Tetor, 2025

Genci dhe bashkëshortja prodhojnë mjaltë në Palasë. Ata janë të përkushtuar në prodhimin e mjaltit prej 25 vitesh, duke i shëtitur kosheret e bletëve nga një vend në tjetrin për të siguruar ushqim gjatë gjithë vitit. Mjalti i Palasës po tërheq vëmendje për cilësinë dhe shijen e tij, duke u bërë një produkt i preferuar nga vendasit dhe të huajt.

Nga Levani kanë shkuar në Palasë për të prodhuar mjaltë. Genci Binjaku me bashkëshorten kanë rreth 80 koshere bletësh të cilat i shëtisin nga një lëndinë në tjetër që në periudha të ndryshme të vitit të mos iu mungojë ushqimi.

Merren me prodhimin e mjaltit prej 25 vitesh. Prej një koshere zakonisht siguron rreth  5 kilogram mjaltë ndërkohë tregon  ku dallon një mjaltë  i mirë dhe vlerat e qumështit të bletës.

Interesi nga blerësit nuk mungon. Ky çift italian thotë se kudo nga kanë shkuar për të pushuar kanë marrë me vete mjaltë. Nuk mund të mungonte as prodhimi shqiptar.

Në rrugën nga Llogaraja në Palasë bletërritësit që tregtojnë mjaltë janë të shumtë. Vendas e të huajt ndalojnë për ta shijuar e për ta marrë me vetë në mbyllje të pushimeve në jug të vendit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!