Emre Demir është vetëm 17 vjeç, luan si mesfushor ofensiv dhe cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit turk.
Adoleshenti është pjesë e ekipit të parë të Kayserispor prej verës së vitit 2019. Barcelona ka rënë në gjurmët e tij dhe është afër blerjes së kartonit.
Mundo Deportivo shkruan se klubi katalanas do të investojë 3.5 milion euro për të siguruar shërbimet e Demir, i cili do të mbyllë sezonin i huazuar tek ekipi aktual.
Në Turqi e cilësojnë si Leo Messin e ri dhe katanasit, të cilët humbën shërbimet e Messit të vërtetë kanë arritur akordin me drejtuesit e Kayserisporit. /abcnews.al