“Mjaft është mjaft”, Bardhi i drejtohet mazhorancës: Po na çoni drejt akteve ekstreme

schedule14:55 - 31 Tetor, 2023

schedule 14:55 - 31 Tetor, 2023

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se opozita do të reagojë me çdo mjet demokratik sa herë që mazhoranca tenton t’i shkelë të drejtat e saj.

Ai tha se mazhoranca po i detyron ata të shkojnë drejt ekstremit, madje nuk e përjashtoi mundësinë se mund të hyjnë në grevë urie për të mbrojtur siç tha ai interesin e qytetarëve të ndershëm të Shqipërisë.

“Të gjitha skenarët. Çdo provimi do t’i përgjigjemi me mjete demokratike. E kam thënë që përpara dy javësh se Po na nxisin drejt akëtëve ekstreme. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo akt sakrificë dhe çdo akt ekstrem. Brenda hapësirë demokratike që do gjejmë për t’u vetëmbrojtur deputetë e opozitës. Nuk jemi të gatshëm që mandatin e fituar me sakrificë t’ia dhurojmë Edi Ramës edhe kukullave të tij në Kuvendin e Shqipërisë. I kemi fituar me votë të ndershme të shqiptarëve dhe do jemi në atë sallë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të thjeshtë. Ne jemi aty për të mbrojtur interesin publik me çdo mjet”, tha ai.

Sipas Bardhit, nëse mazhoranca nuk i respekton të drejtat e opozitës, ata do t’u përgjigjen me të njëjtën monedhë duke shtuar se nuk do t’i lejojnë të kryejnë punën e tyre.

“Ne kemi thënë se për sa kohë nuk na lejojnë të bëjmë punën tonë, as ne nuk do t’i lejojmë të bëjnë punën e tyre. Mjaft është mjaft. Opozita nuk mund të asgjësohet në Parlament, opozita është element i domosdoshëm në shoqëri demokratike”, shtoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!