Mizori nga ushtria ruse, gjenden qindra trupa të pajetë në Kharkiv, midis tyre 19 fëmijë

schedule08:54 - 7 Tetor, 2022

schedule 08:54 - 7 Tetor, 2022

Qindra trupa janë gjetur të pajetë në Kharkiv pas largimit të ushtrisë ruse nga rajoni verilindor i Kharkivit.

The Guardian raporton se bëhet fjalë për 534 civilë, përfshirë 19 fëmijë.

Trupat e pajetë u gjetën menjëherë pasi ushtria ruse u largua nga Kharkiv, tha nëpërmjet një konferencë zyrtari ukrainas, Serhiy Bolvinov.

Ndërkohë bëri me dije se hetuesit ukrainas kanë prova se 22 vende në Kharkiv përdoreshin nga rusët si dhoma torture për civilët ukrainas.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga Rusia në lidhje me trupat e pajetë të gjetur në Kharkiv./abcnew.al/