Mitsotakis zbutet me Ramën?/ Meçe për çështjen Beleri: Kryeministri grek u largua nga pretendimi që u cenua liria e individit

schedule18:43 - 18 Korrik, 2024

schedule 18:43 - 18 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis në samitin që u zhvillua në Britani.

Analisti Arben Meçe në një inetervistë për “Special Report” në ABC News, komentoi çështjen Beleri dhe marrëdehniet politike mes Athinës dhe Tiranës.

Ai u shpreh se kryeministri grek u largua nga pretendimi që u cenua liria e individit, referuar Fredi Belerit.

“Nëse ndjekim vëmendje Belerin, … takimin e parë e ka bërë me Mitsokatis-in në Greqi. Kryeministri grek e uron Belerin për një kryerjen në mënyrë më të lehtë të formës së dënimit. Çfarë ndodhi? ‘Ndodhi’ thotë Mitsotakis. U tha ‘ta gëzosh dëbimin, do e kryesh dhe urojmë të jetë sa më i ëmbël pjesa e mbetur. Do shohim përpara’. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës do të kthehen në normalitet.”, u shpreh Meçe.