Mitsotakis rezulton pozitiv me COVID-19, ndërpret fushatën për zgjedhjet parlamentare

schedule20:54 - 2 Qershor, 2023

schedule 20:54 - 2 Qershor, 2023

Kandiati për kryeministër të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Mitskotakis përmes një postimi në rrjetet sociale.

Për shkak të infektimit me COVID-19, Mitsotakis do të qëndrojë disa ditë në shtëpi dhe do të ndërpresë fushatën elektorale.

“Përqafimet dhe puthjet e periudhës parazgjedhore janë gjithmonë shumë të këndshme, por ndonjëherë kanë edhe një çmim. Sot bëra testin për Covid, jam pozitiv, kështu që do të më duhet të rri disa ditë në shtëpi. nuk mund të shkoj në Malin Athos, siç e kisha planifikuar”, dëgjohet duke thënë ai në një video të postuar në rrjetet sociale.

Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit, partia qeverisëse e Greqisë, Demokracia e Re e cila udhëhiqet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shënoi një fitore të madhe, mirëpo nuk i fitoi numrat e nevojshëm për të krijuar qeverinë e vetme, pa koalicion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!