Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis këtë të enjte ka deklaruar se në janar pritet që në Greqi të përdoret vaksina anti Covid.
Mediat vendase bëjnë me dije se shefi i qeverisë në fjalën e tij në kuvend i ka bërë thirrje opozitës, që të mos verë në shënjestër ekspertët dhe shkencëtarët.
“Sot nuk ecim pa drejtim. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët për të arritur deri në fund. Ne do të kemi vaksina nga janari. Dozat do të të vijnë në pjesë dhe qytetarët do të duhet të vaksinohen në mënyrë që të thyejnë zinxhirin e pandemisë. Do të kapërcejmë vështirësitë dhe do të dalim fitimtarë me sa më pak lëndime, në mënyrë që viti 2021 të jetë viti i rifillimit”, ka thënë Mitsotakis.
Gjithashtu kryeministri ndër të tjera është shprehur se ditët dhe javë e ardhshëm do të jetë i vështirë.
Ndër të tjera ai ka bërë apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm në lidhje me kujdesin e tyre ndaj Covid.
“Javët e ardhshme do të jenë të vështira. Ato janë gjithashtu të vështira për bashkëqytetarët tanë që punojnë, të cilët po përballen me pasoja ekonomike. Kjo është arsyeja pse ne thamë që posaçërisht për nëntorin do të dyfishojmë kompensimin në punën e paguar dhe do ta sjellim atë në 800 euro . Ne do të mbështesim familjet më të rrezikuara,” theksoi ai./abcnews.al