Mitropoliti i ri i Beratit/ Zgjidhet me unanimitet votash Imzot Asti Bakallbashi

schedule18:54 - 14 Nëntor, 2024

schedule 18:54 - 14 Nëntor, 2024

Kambanat e katredrales Shën Dhimitri njoftuan zgjedhjen e Mitropolit të ri në Berat.

Imzot Asti Bakallbashi u zgjodh Mitropoliti i ri Beratit, Vlorës dhe Kaninës në mbledhjen e Sinodit të Hirshëm Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e kryepeshkopit Anastas Jnaullatos.

Imzot Asti u zgjodh me unanimitet votash në 14 nëntor, disa muaj pas ndarjes nga jeta të arvanitasit Imzot Ignati. Fronëzimi Mitropolitit të ri do të bëhet më 21 nëntor, në orën 12:00, në Katedralen e Shën Dhimitrit, në Berat.

Hirësia e tij, Asti Bakallbashi, që deri më tani ka shërbyes si Episkop i Bylisit, lindi në Durrës, në vitin 1974.

Ai kreu studimet teologjike në Seminarin Teologjik Hieratik, në Durrës në vitet 1993-1997, në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut 1998-2003, dhe studimet pasuniversitare (master) në Omilitikë në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (2010-2012).

Ka shërbyer si Episkop Ndihmës i Kryepiskopit dhe gjithashtu si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës.

Krahas veprës liturgjike, ai ka shërbyer edhe në disa sektorë të tjerë të Kishës: Në administratën e Kryepiskopatës së Tiranës, si pedagog i jashtëm i Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit, po ashtu ka qenë bashkëpunëtor dhe bashkëdrejtues i Stacionit Radiofonik “Ngjallja” që nga viti 2005, si dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë nga viti 2018 e deri më sot.

Gjatë shërbimit të tij, ai ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në takime të ndryshme ndërorthodhoske dhe ndërkristiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!