Meaculpa e Berishës pas shuplakës në shesh. Bojkoti i tij u tret në detin kuqezi në sheshin Skënderbej. Por për të mos mbetur në histori, si i vetmi lider i politikës shqiptare që nuk e përshëndeti Protestën Pro-UÇK, doktori u detyrua të shkruajë disa rradhë.
“Partia Demokratike përshëndet protestën paqësore të bashkëluftëtarëve të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe të Kosovës, sikundër dënon çdo përpjekje për manipulim të saj nga albanofobë shqipfolës, armiq të damkosur të Kosovës.”
Por pasi ra në kurthin e Ramës për mungesën në protestë, doktori ra edhe në kurthin e fjalëve të veta.
“Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës të saj, të mos jenë në mitingun mbështetës për ish-krerët e UÇK-së, në proces gjyqësor në Hagë. Spekulimi banal i ndonjë medieje se ky urdhër ekziston është pjesa e skenarit të përhershëm anti-opozitar te Ramaduros dhe Partia Demokratike e hedh poshtë si të tillë.”
Por çfarë deklaroi Berisha një ditë para protestës.
“Ky është një vendim politik i Partisë Demokratike. Për ne kjo çështje nuk zgjidhet më protesta.”
Megjithatë, Doktori e humbi mundësinë të bëhej lajm. Lajmi i vetëm do të ishte nëse ai do të merrte pjesë në protestë.
Kësaj radhe e ndihmoi edhe Rama, me mungesën e tij. Sepse prezenca e kryeministrit, nuk ishte jusitifikim disa muaj më parë, kur në ceremoninë mortore për Janullatos, i ndante vetëm greku Mitsotakis.
Atëhere ishte lajm, kurse mungesa e doktorit përbën vetëm një rutinë. / abcnews.al /

