“Mitingu i 2 marsit vetëgjyqësi institucionale”, Abilekaj: Shpërndarja e parlamentit është antikushtetuese

schedule09:10 - 5 Mars, 2020

schedule 09:10 - 5 Mars, 2020

Analisti Enton Abilekaj nga ABC e Mëngjesit ka komentuar tubimin e presidentit të Republikës Ilir Meta të zhvilluar në 2 mars në mbrojtje të kushtetutës. Analisti është shprehur se në vend mungojnë gjykatat dhe secili përpiqet që të bëjë vetëgjyqësi, siç po bën Ilir Meta që është institucion i dobët në këtë rast nuk ka mjetet e shtetit që i ka qeveria dhe janë duke i hyrë në një pronë që nuk është pronë e tij personale, por e Presidentit.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai është shprehur se tubimi i 2 marsit nuk ishte asgjë më shumë sesa vetëgjyqësi institucionale, në kushtet kur gjykata nuk funksionon dhe në kushtet që qeveria po bën gjithçka që ta marra nën kontroll.

“Në pritje të Kushtetuses, presidenti kërkoj mjete të tjera pasi nuk e zgjidhi dot atë. Mitingu i 2 marsit nuk ishte asgjë më shumë sesa vetëgjyqësi institucionale, në kushtet kur gjykata nuk funksionon dhe në kushtet që qeveria po bën gjithçka që ta marra nën kontroll. Në kushtet e vetëgjyqësisë shpërndarja e parlamentit dhe respektimi i kushtetutës janë çështje që i takojnë Gjykatës kushtetuese. Shpërndarja e parlamentit është antikushtetuese dhe një vendim i tillë e delegjiton institucionin e vetëm legjitim në vend që është presidenti por në kushtet e vetëgjyqësisë nuk kemi si ta gjykojmë. Deri tani Ilir Meta nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese ka anuluar thjesht një ligj antikushtetues. Asnjë ligj nuk mund të zbëjë këtë përcaktim akt normativ të përcaktuar. Manifestimi nuk kishte asgjë të keqe, ishte një tregim i forcës dhe i dëshirës së qytetarëve për të marrë pjesë në këtë manifestim. Komisioni i Venecias po jep përgjigjen, që siç e tha dhe dje Balla deri më 19 mars do të kemi një përgjigje për këtë ligj”, tha Abilekaj.

Ndër të tjera analisti Abileka ka komentuar thirrjen që Meta ka bërë se do të vijojë sërish me tubimet në çdo shesh në Shqipëri. Ai është shprehur për ABC e Mengjesit se një vendim i tillë lidhet me faktik se pjesmarrja në manifestim doli jashtë parashikimeve.

“Manifestimin e parë i kaloi parashikimet,kjo ishte e para që ka pasur një pjesmarrje kaq masive për një çështje që ndoshta njerëzit nuk e kup[tojnë por tashmë e dinë se një njeri i kap të gjithë poshtetet. Mendoj se kjo e ka shtyre dhe Metën që të marrë iniciativen që protestëm ta shpërndajë në rrethe. Opozita sot ëhstë në një linjë tjetër, është një linjë personi që i takon Ilir Metës. Ai po i jep një përmasë institucionit të shtetit që humbet kur nuk ka gjykatë kushtetuese,” është shprehur ndër të tjera analisti.

Gjithashtu ai ka theksuar se në lidhje me këtë situatë nuk është se opozita ishte xheloze por duket se ishte e lodhur nga protestat që ajo ka zhvilluar vetë në 2019 dhe nuk kishte pritshmeri.

Partoia Demokratike që supozohet që të sjellë njerëz nga rrethet, aty mendohet se 90% e qytetarërëve në shessh kanë qenë nga Tirana kjo është e frikshme për një regjim. Opozita ka hyrë në një gjendje informaliteti për një çështje që e nisi  vetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!