Shpërndarja e aboneve të linjës së autobusëve të Kamzës ka shkaktuar rradhë të gjata që në pamje të parë grumbullimi i njerëzve ngjan me një miting.
Rradha e krijuar te stacioni i parë në Bulevardin blu në këtë fillim muaji ndodh sepse qytetarët vrapojnë të marrin abonetë për shkak se janë të kufizuara në numër.
Dhjetëra qytetarë presin për orë të tëra por jo të gjithë arrijnë që ta marrin abonenë në fund.
Kjo situata ndodh çdo fillim muaji për shkak të lëshimit të numrit të pakët të aboneve të përgjithshme të Kamzë. /abcnews.al