Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mita hero ndaj CR7/ Shqiptari shkëlqen në ndeshjen e Kupës së Mbretit në Arabi

schedule12:31 - 29 Tetor, 2025

schedule 12:31 - 29 Tetor, 2025

Në fushë hyri si njëri nga mbretërit. Mario Mitaj duket se i ka lënë prapa të gjitha problemet që ka pasur tek Al Itihadi, dhe jo vetëm që ishte titullar në sfidën e madhe të Kupës përballë Al Nasrit të Kristiano Ronaldos, por edhe u dallua fort.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte vendimtar duke dhënë asistin e golit të dytë në fundin e pjesës së parë, në fitoren 2-1.

Futbollisti 22-vjeçar bëri detyrën si gjithmonë, duke qenë i kujdesshëm në mbrojtje, e duke mos hezituar të ndihmonte sulmin sa herë që i jepej rasti, dhe sipas skemave të trajnerit Serzhio Konseisao.

Karim Benzema kaloi përpara Al Itihadin, në të tetat e finaleve të Kupës pa kaluar mirë 15 minuta lojë, por përgjigja nga Al Nasri erdhi shpejt.

Ronaldo dha topin dhe Anhelo barazoi pas gjysmë ore.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Mitaj pasoi saktë dhe Husem Auar realizoi golin që doli të ishte vendimtar.

Mbrojtësi kuqezi dhe shokët e tij u mbajtën fort, ndonëse e luajtën pjesën më të madhe të 45 minutëshit të dytë me 10 lojtarë pasi njëri prej tyre u përjashtua me karton të kuq.

Kualifikimi në çerekfinale I jep mundësi Al Itihadit dhe Mitajt që të luftojnë për ta fituar sërish trofeun që morën vjet, ndonëse në Ligën Profesioniste Saudite kampionët janë tepër dobët.

Ronaldo, ndërkaq, humbi mundësinë për trofeun e parë me Al Nasrin, edhe pse ka shanse në kampionat duke qenë në vend të parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!