Kreu i Omonias në Himarë, Fredi Beleri tha se vizita e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Himarë sot është një tregues i marrëdhënieve të mira midis dy vendeve.
Ai tha se kryeministri grek premtoi mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe zgjidhjen e çështjeve për pensionet dhe pronat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë.
“Kryeministri grek premtoi mbështetjen pa kushte për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai shprehu mbështetjen ndaj minoritetit grek për zgjidhjen e çështjeve për pensionet dhe pronat”, tha për mediet kreu i Omonias.
Ndërkohë qytetarët në Himarë janë shprehur entuziastë nga vizita e Mitsotakis në jug.
“Kryeministri ishte dashamirës, populli i tha të gjitha. Kryeministri grek shumë i mirë, të jemi të gjithë si ai”, thanë për ABC News qytetarët në Himarë.
/Abcnews.al/