Misteri rreth zhdukjes së Ervis Martinajt, krerët e lartë të Policisë së Shtetit zhvillojnë takim të “fshehtë” në SPAK

schedule12:20 - 18 Shtator, 2022

schedule 12:20 - 18 Shtator, 2022

Zhdukja e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj ka detyruar drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim në Prokurorinë e posaçme.

ABC mëson se takimi u mbajt para pak ditësh, ku u diskutua për transferimin e dosjes nga Prokuroria e Kurbinit drejt prokurorisë së posaçme, SPAK.

Gjatë takimit u fol edhe për ish-oficerin e policisë, Jeton Lami, që u arrestua për shpërdorim detyre me dyshimin se ka shoqëruar Martinajn në kohën që ai kërkohej nga SPAK pas operacionit “Plumbi i artë”, raporton Ermal Vija.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për zhdukjen e Ervis Martinajt

Lami është transferuar nën masa të rrepta sigurie nga burgu I Shën Kollit në Lezhë drejt burgut 302 në kryeqytet. Burimet bëjnë me dije se, gjatë këtyre ditëve do të merret në pyetje ndërsa ditën e martë në orën 9 e 50 minuta do të dalë përballë gjykatës së apelit në Tiranë pasi kërkon një masë më të lehtë sigurie.

Kur ka kaluar me shumë se një muaj nga denoncimi i familjarë, prokuroria dhe policia nuk kanë ende të dhënë mbi fatin e Martinajt. Në të njëjtën kohë po kryhen verifikime për ndonjë inskenim të mundshëm, pasi nuk ka ende prova që mund ti çojë hetuesit tek rrëmbimi.

Ervis Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e posaçme pas dëshmisë së Nuredin Dumanit i cili tregoi se është paguar prej tij për të vrarë Endrit Doklen.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!