Një fenomen i rrallë tronditi dhe hutoi komunitetin mjekësor kur një 22-vjeçar vizitoi Institutin e Shkencave Mjekësore të Ishujve Nicobar në Andamanin e Jugut, Indi.
Djali, detajet e të cilit nuk u bënë publike, kërkoi ndihmë mjekësore ndërsa lotët e kuq i rridhnin nga sytë.
Megjithëse ai iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor, mjekët nuk arritën të diagnostikojnë një problem.
Testet e mëlçisë ishin normale dhe nuk treguan shenja të gjakderdhjes së brendshme.
Mjekët gjithashtu përjashtuan sëmundje të ndryshme gjenetike derisa përfunduan me hemoptizë, një sëmundje idiopatike me etiologji të panjohur.
Rasti i 22-vjeçarit u shtua në 30% të rasteve të njerëzve që kur qajnë “u del” gjaku nga sytë./abcnews.al