Misteri i zhdukjes së një djali dhe zërat e çuditshëm, banorët besojnë se kishte shejtanë te “Mulliri i Xhindeve”

schedule11:25 - 3 Gusht, 2021

schedule 11:25 - 3 Gusht, 2021

Natyra në e bën një ndër vendet më të bukur dhe përrallor duke bërë që të gjithë ta admirojnë për bukurinë që ofron.

Mediat në Kosovë shkruajnë për një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur në fshatin Pleshinë i Komunës së Ferizajt.

Malet e gjelbëruara e drunjtë që mezi vërehen nga lartësia, të bëjnë të ndihesh mirë, duke ta shtuar dëshirën për eksplorim.

Por, kureshtja ishte e madhe për të mësuar rreth historisë së ujëvarës së titulluar “Mulliri i Xhindeve”, një emër i çuditshëm e njëkohësisht edhe frikësues.

Besnik Reka, banor i fshatit, i cili na shoqëroi në këtë rrugëtim, ka rrëfyer historinë se si banorët kur kanë dalë për të ecur nëpër male, kanë dëgjuar muzikë të dasmave e zëra.

Por, përveç kësaj, ai tregon se një djalë i moshës së re, i cili kishte dalë për t’i ruajtur delet me axhën e tij, ishte zhdukur, raporton ATV. Sipas gojëdhënave, nëpër vrimat e krijuara thuhej se qëndronte diçka.

Megjithatë, duke lënë anash këtë histori, në ditët e sotme banorët dhe turistët e vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm për të përjetuar të njëjtin emocion, që të jep ujëvara./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!