Misteri i vrasjes së policit në orën e shtetrrethimit, borxhet, telefoni, por kush ishte tradhtari?

schedule14:22 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 14:22 - 6 Dhjetor, 2020

Ekzekutimi i efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela mëngjesin e djeshëm në 03:00 kur vendi ishte në shtetrrethim për shkak të orës policore është i mbuluar nga misteri. Pistat janë disa në tavolinën e grupit hetimor, por asgjë konkrete. Gazetarja e “ABC”-së, Glidona Daci bazuar te burimet nga grupi hetimor raporton se pista e konflikteve për shkak të detyrës është zbehur, ndërsa kryesore është ajo për borxhet.

Punën e vështirëson akoma më shumë fakti që i riu i fshinte bisedat dhe mesazhet në telefon dhe në momentin që policia e ka hapur celularin e tij në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asgjë.

Lexo edhe: Vrasësit e efektivit të FNSH-së ikën drejt Milotit

Thirrjen e fundit në telefon Prela ka pasur atë të djalit të hallës për të marrë në Rinas mikun e familjes, i cili në dëshminë e tij në polici është shprehur se “i kërkova të më merrte nga aeroporti, pasi ishte ora policore dhe duhej autorizim për të lëvizur”.

Lexo edheKamerat dhe tabulatet, shpresa e policisë për të shkuar te autorët

Por pikëpyetja e madhe është kush ishte tradhtari që spiunoi lëvizjet e efektivit të policisë nga shtëpia në Rinas, Shkodër dhe kthimin në Lezhë? Autorët duket se kanë pasur një informator nga brenda që i ka vendosur në dijeni për gjithçka pasi nga mënyra e ekzekutimit nuk bëhet fjalë për amatorë.

Fakti që ndaloi në vendin e ngjarjes kur po kthehej nga Shkodra në Lezhë, policia dyshon se i ka njohur autorët. Megjithatë shpresa është te tabulatet telefonike dhe shenjat e gishtave që janë gjetur në derën e shoferit, që mund të çojë në gjurmët e autorëve, që sipas gazetarit të “ABC”-së, Gjergji Figuri dyshohet se ikën në drejtim të Milotit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!