Misteri i Vis Martinajt, fshihet në Matrix? Eksperti Kriminalistikës: Ka serverë të sekuestruar, mund të zbardhen shumë ngjarje

schedule21:23 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 21:23 - 5 Dhjetor, 2024

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për ngjarjet kriminale në vend si edhe zbërthimi i aplikacioneve të përdorura nga grupet kriminale. Së fundmi zbërthimi i aplikacionit Matrix, ku ka rezultuar se gjuha shqipe është shumë e përdorur.

Eksperti shpjegoi se me zbërthimin e këtyre aplikacioneve mund të zbardhen shumë ngjarje kriminale.

“Ne kemi të konfirmuar edhe nga dosje hetimore që në Shqipëri “Matrix” është përdorur, edhe nga grupe ekzekutorësh, vrasësish me pagesë. Burimi kryesor zyrtar tregon jo vetëm gjuhën një nga më të përdorurat në Matrix, por edhe deri diku klasifikimin e disa prej veprave që janë të rënda. Kur flasim për një periudhë që Matrix filloi të blihej, kur dy platformat e tjera encro dhe skyecc filluan të bien në besueshmëri, kjo është nga fundi i vitit 2020. Ky është një sistem ku janë dy Matrix paralele. Një Matrix që përdoret nga shumë agjenci. U rritën masat e sigurisë. Periudha nga fundi i vitit 2020 deri në 2023-2024 , ku vendi jonë pati një sërë problemesh me krimin e organizuar. Me atentate të tmerrshme deri në autostrada dhe me atentate ku dyshohet se në disa ka marrë pjesë i njëjti grup. Pra në këto informacione që janë sekuestruar, Europol nuk e thotë, por janë servera, mund të zbardhen ato që ne nuk kishim mundësi t’i bënim, as me polumbarë apo hetime. Mendoj që mund të jetë shansi i fundit…”, tha ai.

Avokatja Enida Boxheku u shpreh se janë gati 8 mijë përdorues lidhur me këto aplikacione.

“Në një tjetër analizë që ka dalë, flitet që janë të paktën katër organizata që kanë një lidhje shumë të fuqishme në territorin italian që ka përdorur MatriX. Ky aplikacion Matrix, ka disa emra…tre nën emërtime që përdor Matrix dhe hapja e tyre është bërë shumë e vështirë. Tek ne duhet të ketë frikë politika”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!