Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Misteri i plagosjes në Dibër, shoferi i dehur, mjekët zbuluan se e kishin rrahur

schedule20:16 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 20:16 - 25 Dhjetor, 2020

Mbrëmjen e sotme në Dibër u raportua për një plagosje me armë zjarri. Policia njoftoi se i plagosuri është 51-vjeçari Faik Zeqja. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë.

Policia njoftoi se 51-vjeçari është plagosur në pjesën e këmbës dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Por gazetari i “ABC”-së në Dibër Neki Feta mëson se dyshimet janë se 51-vjeçari që po drejtonte një kamionçinë është qëlluar me një plumb manovër.

Makina u gjet në krah të kundërt dhe dyshimet janë se mund të ketë debatuar me drejtues të ndonjë mjeti tjetër.

Gjithashtu Faik Zeqja ishte nën efektin e alkoolit dhe nga ekzaminimet ka rezultuar se është goditur disa herë në trup./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!