Misteri i mbytjes së 17-vjeçares në Velipojë, arrestohet i riu që ishte në motor uji me të

schedule15:54 - 20 Gusht, 2020

schedule 15:54 - 20 Gusht, 2020

Mbetet plot mister mbytja e 17-vjeçares nga Bathorja në Plazhin e Velipojës një ditë më parë. Mësohet se vajza ka qenë në plazh bashkë me 25-vjeçarin Indrit Bajraktarin të cilin e kishte njohur në Facebook.

Emigranti në Angli nga Postriba, i cili kishte ardhur me pushime, është prangosur nga policia pasi fshehu ngjarjen.

Pas arrestimit 25-vjeçari ka deklaruar se vajzën e ka kthyer shëndoshë e mirë në breg duke mohuar qe ajo të jetë mbytur. Por dëshmia e tij në polici bie në kontraditë me atë çfarë ka deklaruar pronari i motorit të ujit dhe punonjësi i sigurisë.

Ky i fundit është dhe dëshmitari kyç i kësaj ngjarje. Enisa Dodaj së bashku me Indrit Bajrakarin kanë marrë me qira një motor uji për të dalë në det. Është zonë e përcaktuar për mjete lundruese. E kanë marrë me qira për 30 minuta.

Kur ata u vonuan punonjësi që lëshojnë motorët me qira janë afruar dhe nuk kanë parë askënd në motor. Nga deklarta që ka dhënë një prej punonjësve të sigurisë 25-vjeçari ishte i zhytur në ujë dhe kur e pyeti Bajraktarin se ku ndodhet vajza, ju përgjigj se e ka nxjerrë në breg dhe gënjeu duke thënë se e ka kushërirë.

Drejtuesi i motorit të sigurisë nuk u bind nga kjo deklaratë dhe kërkoi që të dilte me të në breg. Kur dolën në rërë i dha paratë dhe tentoi të largohej por punonjësi e ndaloi pasi në atë moment konçidoi që mësoi se një peshkatar ka parë një trupin në ujë ndaj dhe njoftuan policinë.

Kjo e fundit shoqëroi të riun në komisariat dhe këtë të enjte ju pre dhe fleta e arrestit. Rreth 800 metra në thellësi këtu në grykëderdhej e Vilunit. Ka qënë një peshkar që po peshkonte me grep që ka kontaktuar se një person po mbytej në det dhe ka njoftuar policinë.

Sipas dëshmive të marra në polici nga punonjësit që lëshuan me qira motorët e ujit, por dhe familjarë të vajzës ajo ka pasur të veshur panatallona xhise të shkurta një bluzë të hollë dhe I është dhënë dhe një jelek. Por ajo kur u gjet e mbytur në ujë nuk ka pasur asnjë nga këto veshje të cilat ende nuk dihet se ku kanë përfundimtar.

Edhe ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar që në qafë dhe dorë 17-vjeçarja ka pasur hematoma të zeza.

Ndërkaq policia ka sekuestruar motorin e ujit dhe nuk ka lënë as të tjerat të dalin sot në breg. Ndërsa 25-vjeçari kur është pyetur nga grupi hetimor ka thënë vetëm se nuk mban mend asgjë dhe nuk ka folur asnjë fjalë tjetër. /abcnews.al