Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Pjerin Xhuvanit pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Një automjet tip “ML” pa targa shumë pranë vendit të ngjarjes thuhet se i përket viktimës Pjerin Xhuvani.
Lidhur me këtë makinë kandidati i PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi është shprehur se i përket Xhuvanit ndërsa e ka cilësuar si një eksponent kriminal.
Lexo edhe: Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan: Vetëdorëzohet autori, ish-efektiv i RENEA-s
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha automjeti me të cilin udhëtonte Pjerin Xhuvani ishte e mbushur me para dhe karta identiteti ku dyshohej se do bëheshin pazare për të blerë votat në qytetin e Elbasanit.
“Makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej eksponentëve te krimit te organizuar dhe trupin e shihni vete atje.” ka thënë Bardhi.
Ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa pritet të zbardhet edhe misteri i makinës luksoze pa targa që dyshohet se u bë shkak për konfliktin e armatosur. /abcnews.al/