Misteri i fotos me kalë dhe mesazhet me kode, flet gruaja e Endri Mustafës: Nuk na e bënë Licët, u nxor në pritë

schedule12:04 - 18 Maj, 2021

schedule 12:04 - 18 Maj, 2021

Edhe pse policia ka shpallur në kërkim, Ibrahim Licin, për vrasjen e 32-vjeçarit,  Endri Mustafa, bashkëshortja e këtij të fundit, Ingrid Mustafa është shprehur se me familjen e Licve nuk kanë pasur kurrë probleme. Ajo ka thënë se është 100% e sigurt se nuk i ka ardhur vrasja e bashkëshortit nga fisi i Licve.

Bashkëshortja e të ndjerit, para kamerave ka rrëfyer edhe natën e fundit që burri i saj doli nga banesa. Sipas deklaratës së Ingrid Mustafas, 32-vjeçari kërkonte të dilte nga banesa rreth orës 10 të darkës, pasi i kishte kërkuar i arrestuari 15-vjeçar, Ergys Malja.

Ndërkohë Ingrid Mustafa tregon edhe disa kode që 15-vjeçari i kishte shkruar Endri Mustafës, duke thënë se nëse do i çonte si mesazh një kalë, nënkuptonte se duhet të dilte  nga banesa.

Më tej bashkëshortja e të ndjeri është shprehur se trupi i viktimës ka pasur shenja dhune.  Ndërkohë për 15-vjeçarin është shprehur se vinte një herë në 6 muaj. Herën e fundit sipas saj kishte ardhur edhe për Bajram.

Ingrid Mustafa bashkëshortja e Endri Mustafës: Nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me familjen Lici. Burri im ka qenë shok me djemtë e tij. Unë e kam thënë edhe në polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem si e kanë nxjerrë sepse nuk ka asnjë lidhje dhe jemi 100% të sigurtë se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi. I kemi komshi dhe nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me ata. Atë natë në 10 të darkës Endri kërkoi të dilte nga banesa dhe më tha më jep një xhakovento dhe më tha po shkoj deri në Livadhe dhe po vij për 10 minuta, nuk po vonoj tha. Unë i thashë të lutem mos del se është natë por më tha nuk vonoj dhe vij menjëherë. Doli me këtë djalin komshi 15 vjeçin, ai po e kërkonte që nga mesdita. I kishte bërë disa muhabete 15 vjeçari por nga që ishte në atë moshë nuk ia kemi vënë veshin dhe i thash mos u merr me të sepse e njihnim çfarë fëmije është dhe se me kë merrej ai. Burri e anashkaloi atë dhe iku në 10 të darkës dhe nuk u kthye më. Nuk më ka thënë se as se për çfarë po shkonte dhe as se çfarë do bënte. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe nuk i ka bërë askujt keq. As nuk ka pasur kërcënime dhe as nuk ka kërcënuar kënd. Ai 15 vjeçi erdhi për qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dalë jashtë sepse nuk kishte besim tek askush. 15 vjeçi i ka thënë burrit që nuk po të shkruaj mesazhe por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë. Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu se di, dikush është pas tij sepse nuk kemi pasur konflikt as me të. Që kjo ka lidhje me Lict nuk është e vërtetë dhe unë e kam deklaruar edhe në polici sepse kemi shkuar shumë mirë.” Ka thënë Ingrid Mustafa.

Ndërkohë ajo ka shtuar se burri i saj ruhej gjithmonë nga personat e panjohur, por 15-vjeçarin e ka neglizhuar.

“Endri nuk ka dalë me arme, nuk ka pasur armë por vetëm jelekun që i kam dhënë unë sepse e kam përcjellë unë deri tek dera e shtëpisë dhe më tha se po vij për 10 minuta. Nga policia kërkojmë që ta gjejnë se kush e ka vrarë sepse autorët nuk kanë pasur asnjë arsye që ta bëjnë një gjë të tillë. Thuhet që edhe e kanë dhunuar dhe kanë thënë që ka dëmtime në gjunjë. Endri ka dalë për dikë që i ka besuar shumë sepse nuk ka dalë kaq thjeshtë jashtë sepse nuk i ka besuar kujt. Në derë të shtëpisë po të vinte kush nuk e ka futur brenda pa e ditur se kush është. 15 vjeçi vinte tek ne një herë në 6 muaj për kuaj sepse burri im ka mbajtur kuaj dhe ai vinte për t’ja kërkuar ndonjë kalë. Ai ka pasur që në tetor të 2020 që nuk kishte ardhur. Erdhi për festën e Bajramit për qejf sepse ai nuk kishte asnjë të përbashkët me burrin tim sepse ai 15 vjeç dhe burri 32. Endri ka qenë në kërkim nga policia dhe erdhi për festen e Bajramit në shtëpi sepse kishte kohë që nuk i kishte parë fëmijët. Nuk qëndronte në shtëpi por vinte nganjëherë.” ka thënë më tej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!