Misteri i fotos, lëvizja e fundit e Caroline pak minuta përpara se burri ta mbyste

schedule16:27 - 20 Qershor, 2021

schedule 16:27 - 20 Qershor, 2021

E ndërsa piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos pranoi vrasjen e gruas së tij Caroline, për hetuesit misteri nuk është zbuluar plotësisht pasi disa pyetje janë ende pa përgjigje.

Në dosjen e autoriteteve janë të gjitha lëvizjet e fundit të Caroline, e cila natën fatale po kërkonte një hotel në internet për të qëndruar me vajzën e saj, pasi kishte vendosur që të largohej nga bashkëshorti si pasojë e konflikteve të vazhdueshme.

Lexo edhe: U ndihmua 33-vjeçari nga një person tjetër për të mbuluar krimin? Çfarë thotë policia greke

Mediat greke shkruajnë se hetuesit po shqyrtojnë një foto të gjetur në telefonin e saj celular, e cila është marrë në orën 12 të natës pa u sqaruar arsyet, dhe që tregon Babis Anagnostopulos ulur në divan duke mbajtur Lydia-n e vogël në krahë.

Lexo edhe: “Kishin një lidhje të çuditshme”, e takoi pak para vrasjes, zbardhet dëshmia e shoqes së 20 vjeçares

Fotoja është marrë nga aplikacioni që ajo kishte në celularin e saj i cili është i lidhur me kamerat e shtëpisë dhe ishte fiksuar në kohën kur Caroline ishte në dhomën e gjumit në papafingo pas debatit me burrin e saj.

Arsyeja e fotos ende nuk dihet, duke krijuar një tjetër pikëpyetje te hetuesit. Sot policia deklaroi se Babis Anagnostopulos nuk është ndihmuar nga asnjë person tjetër për skemën e organizuar prej tij pas vrasjes së gruas 20-vjeçare. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!