Misteri, gruaja që “arrestoi” të dashurin e viktimës dhe fjalët rrëqethëse të babait: Më vrau vajzën

schedule08:59 - 18 Korrik, 2021

schedule 08:59 - 18 Korrik, 2021

Vdekja e një vajze 26-vjeçe në një ishull në Greqi po kthehet në një tjetër “thriller” pas rastit të pilotit që i mori jetën gruas së tij, Caroline në maj të këtij viti.

Gjetja pa jetë e vajzës 26-vjeçe në Folegandros dhe arrestimi i të dashurit disa orë më vonë është kryefjalë në mediat e vendit fqinj, që kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë. Babai i vajzës ka akuzuar të riun “unë besoj se ai ma vrau fëmijën”.

Por si u arrestua 30-vjeçari?

Kryetari i bashkisë së Folegandros tregoi për mediat se ishte një grua, banore e ishullit që pa 30-vjeçarin pranë vendit të krimit dhe njoftoi policinë.

Një banor i ishullit rastësisht kaloi pranë skenës së tragjedisë, i cili pa dhe njohu shokun e 26-vjeçares së ulur në vendin ku vajza u gjet pa jetë. Ishte i frikësuar.

Ai rezistoi në fillim, nuk donte të dorëzohej dhe sulmoi me gurë njerëzit në port, por ata arritën ta arrestojnë atë“, tha kryetari i bashkisë së Folegandros.

Në momentin që u arrestua, 30-vjeçari u tha policëve  “djema çfarë bëra, ishte moment i keq“. Pastaj ai u dërgua në stacionin policor të ishullit.

Lexo edhe: “Djema çfarë bëra…”! Misteri i vdekjes së të resë, njollat, vathi dhe çanta që fundosi të dashurin

Por mbetet ende mister si humbi jetën 26-vjeçarja që kishte shkuar me pushime me të dashurin. Policia gjeti një vath dhe njolla gjaku në vendin ku vajza u gjet e pajetë.

Po ashtu, varësja që mbante në qafë i ishte hequr me forcë. Shenja që mund të ketë pasur një grindje mes tyre.

Kjo tezë përforcohet edhe dëshmitë e disa banorëve në Folegandros që janë shprehur se kanë parë çiftin duke debatuar disa orë para se vajza të gjendej e pajetë në det.

Dyshimet kryesore bien mbi 30-vjeçarin që mund të jetë ai autori i vrasjes./ db/Abcnews.al