Misteri Ervis Martinaj, Çuçi jep detaje: Këto janë pistat ku po heton policia

schedule22:10 - 8 Shtator, 2022

schedule 22:10 - 8 Shtator, 2022

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka folur për “misterin” që ka rrethuar një nga personat më të kërkuar në Shqipëri Ervis Martinaj, për të cilin ka disa pista hetimi, por më dy kryesoret janë ajo e eliminimit fizik, ose ajo e inskenimit.

Duke folur në “Top Story”, Çuçi tha se policia ëhstë duke hetuar nëtre pista, të cilat janë ajo e vrasjes, pista e zhdukjes në mënyrë të vullnetshme dhe pista e tretë, ai është gjithmonë në kërkim nga drejtësia, sepse ka pasur edhe më herët statusin e të shumëkërkuarit.

Pjesë nga biseda:

Bledi Çuçi: Policia po heton, po heton të gjitha pistat, policia do të flasë kur të ketë prova dhe nuk mund të flasë në bazë të thashethemeve. Ajo që po bën policia është padyshim hetimi në pista të ndryshme. Pistat janë pista e vrasjes, pista e zhdukjes në mënyrë të vullnetshme dhe pista e tretë, ai është gjithmonë në kërkim nga drejtësia, sepse ka pasur edhe më herët statusin e të shumëkërkuarit. Konkluzioni do të jetë i bazuar në prova, jo në thashetheme.

Gazetari: Prova kemi që shoqërohej deri në sekondat e fundit nga një efektiv policie

Bledi Çuçi: Policia e zbuloi

Gazetari: Po ai ishte polic.

Bledi Çuçi: Policia e zbuloi pra këtë gjë, këto mos bëni sikur ndodhin vetëm në Shqipëri dhe që bota e zhvilluar nuk ka raste të tilla

Gazetari: Ndeshin me frekuencë

Bledi Çuçi: Ku e di ti se me cilën frekuencë ndodhin? Ke studime? Ndodhin edhe më shpesh madje. Unë s’jam i sigurtë as për ty, jam dyshues edhe për ty që mund të jesh një vrasës potencial në momentin që shoh një shenjë. Por kur nuk e shoh një shenjë, nuk jam.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!