Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Misteri “Daku” në Rusi/ Sulmuesi kuqezi në dyshim për ndeshjen Rostov-Rubin

schedule14:49 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 14:49 - 6 Dhjetor, 2025

Kur ai nuk është në fushë, thuajse nuk ka shpresë.

Këtë e dinë të gjithë në Rusi, e padyshim tek skuadra e tij, Rubini, ndërsa Mirlind Daku mbetet ende në dyshim.

Sulmuesi kuqezi pësoi dëmtim disa ditë më parë, dhe humbi dy ndeshje, një në Premier Ligën e Rusisë në fushën e Zenitit, dhe një në Kupën ruse, duke I prishur jo pak punë ekipit.

Pyetja në vendin e madh është nëse ai do të mund të kthehet në kohë për fundin e sezonit për këtë vit.

E përditshmja e shquar dhe e vjetër, “Sovjetski Sport” shkruan se aktivizimi I Dakut është në pikëpyetje të madhe, dhe se mungesa e tij e dëmton shumë Rubinin që synon të qendrojë mbi mesin e tabelës në elitën ruse, e pse jo në gjysmën e dytë të edicionit në pranverë, të synojë kupat e Europës.

Media tjetër, “Realnoe Vremja”, gjithsesi intrigon duke thënë se shqiptari edhe mund të bëjë një kthim të papritur, ndonëse prej një jave nuk stërvitet me ekipin.

Komenti I saj është se klubi nga Kazani ka diçka për të fshehur, sepse nuk ka bërë asnjë seancë stërvitore të hapur për mediat këto ditë.

Mirlind Daku është shënuesi më I mirë I Rubinit me 9 gola dhe një asist në 16 ndeshje në Premier Ligë, dhe është një kandidat I fortë për të fituar Këpucën e Artë këtë vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!