Misteret dhe vlerat unikale të xhubletës, etnografja apel stilistëve: Mos e prekni veshjen

schedule22:47 - 20 Shkurt, 2021

schedule 22:47 - 20 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Eetnografja e njohur Afërdita Onuzi në një intervistë për ABC rrëfen historinë 4000-vjeçare të xhubletës. Pjesa kryesore e xhubletës ka formën e këmbanës, por Onuzi shpjegon  materialet e përdorura, ornamented, zbukurimet si dhe  5 llojet e xhubletave që shoqërojnë vajzën , nusen e gruan përgjatë gjithë jetës e deri te riti i nderimit të vdekjes.

Në fund të shkurtit grupi i punës i ngritur nga Ministria e Kulturës pritet të  dorëzoi dosjen e xhubletës në UNESCO.

Luljeta Dano  Drejtuese e Qendres Antropologjike “ Xhubleta”është pjesë e ekipit që ka përgatitur dosjen, ajo thotë se vetëm ne Tiranë , koleksionistët posedojnë mbi 800 xhubleta.

Si moment të veçantë, ajo rendit merakun e grave të Malësisë së Madhe për trashëgimin e xhubletës.  Ndërsa etnografja Afërdita Onuzi i bën thirrje stlistëve që mos e prekin xhubleten. Pasi simbolet e saj janë të njëjtë si ato të xhamive dhe kishave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!