Policia ka dhënë detaje për ngjarjen në Urën e Mbrostarit, ku dyshohet se një makinë ka rënë në lumin Seman pasi ka thyer parmakët mbrojtës. Abc News raportoi se targat e një automjeti janë gjetur në vend ndërsa pas verifikimit ka rezultuar se i përkasin një makine të marrë me qira.
“Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi Mateo Lika 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.”, bëhet me dije në njoftimin e policisë.
Ndërkohë polumbarët kanë mbërritur në vendngjarje për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al