Kontrata me vlerë 6 milionë dollarë të Berishës ka ngjallur reagime lidhur me burimin e parave të demokratëve, si dhe për zërat që lidhin kontratën me statusin non grata dhe për lobistin LaCivita.
Gazetarja Anduena Llabani tha për ‘360 gradë’ se kontrata është zbuluar nga dokumentta në regjistrin e lobimit në SHBA dhe se mban firmën e Flamur Nokës.
“Në kërkimet që janë bërë edhe nga SPAK nuk janë konfirmuar akoma që janë gjetur një marrëveshje 6 milionë dollarë për heqjen e statusit dhe për LaChivitas. Kontrata është zbuluar nga dokumenta në regjistrin e lobimit në SHBA, ku firmat amerikane lobojnë për interesa të huaja.
Në këtë kontratë, nuk ka dyshime që ekziston. Janë dhe të dhënat si janë ndarë pagesat, në kontratë është parashikuar kësti për dy vite. Firma është e Flamur Nokës.”
Analisti Ilir Demalia tha se qytetarët amerikanë kanë të drejtë të lobojnë brenda SHBA, dhe jo për një parti të huaj.
“Qytetarët amerikanë nuk kanë të drejtë të lobojnë për një parti të huaj. Lobimet janë vetëm brenda SHBA.
Ky njeri që ka marrë përsipër të jap 6 milionë dollarë, ku para një jave hapi kompaninë, atëherë duhet të thotë kush janë njerëzit që kanë kontribuar. Edhe tek ‘VATRA’ ka listë të kontribuesve. “
/ abcnews.al